RTSH 24 Live

Sociale

Tërmeti, nis ndërtimi i një pallati të ri në Shkozet

21/09/2021

Tërmeti, nis ndërtimi i një pallati të ri në Shkozet

Dy vjet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, në Shkozet të Durrësit ka nisur ndërtimi i një pallati të ri. Ai po ndërtohet pikërisht në vendin ku tërmeti shkatërrues rënoi një pallat pesë katësh të kohës së komunizmit.
Procedurat për ndërtimin e pallatit të ri kanë zgjatur shumë, aq sa banorëve u është dukur se po shikonin ëndërr, ndërsa po hidheshin themelet e pallatit të ri. Ata kanë kryer me këtë rast edhe ritet tradicionale të të bërit kurban, për ti bërë sikurse thanë "themelet e pallatit më të fortë".
Si një garanci se pallati do të ndërtohet aty brenda 6 muajve, ka qenë fjala e kryetares së Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako. 
Pallati i ri do të ketë 2 kate shtesë, pasi bashkia ka menduar që aty të jenë zyrat e saj rajonale si dhe mjedise të tjera publike.