RTSH 24 Live

Botë

Tërmeti në Turqi, shkencëtari: Pllaka e Anadollit u zhvendos deri në 10 metra

07/02/2023

Tërmeti në Turqi, shkencëtari: Pllaka e Anadollit u zhvendos deri në 10 metra

Pllaka e Anadollit u zhvendos deri në 10 metra në lindje si rezultat i tërmeteve të forta që goditën Turqinë jugore. Duke folur për agjencinë shtetërore italiane të lajmeve ANSA, sizmologu italian Alessandro Amato i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) , tha se tërmetet aktivizuan një çarje të re tektonike në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, gjë që shkaktoi zhvendosjen e tokës deri në 10 metra.

“Ka pasur një zhvendosje tërthore, toka rrëshqiti horizontalisht përgjatë dy skajeve të thyerjes tektonike të orientuar majtas, në drejtim të detit Egje.

Tina Larsen, një studiuese e lartë në Shërbimin Gjeologjik Kombëtar të Danimarkës dhe Grenlandës (GEUS), raportoi se dridhjet nga tërmeti u regjistruan nga sizmografët në Danimarkë dhe Grenlandë.

"Kur ndodh një tërmet kaq i fortë, dridhjet udhëtojnë nga zona ku ndodhi zhvendosja e tokës dhe nëpër botë," tha ai.

Më shumë se 5200 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra mijëra janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën. Mijëra ndërtesa u shembën në të dy vendet dhe agjencitë e ndihmave janë veçanërisht të shqetësuara për Sirinë veriperëndimore, ku më shumë se 4 milionë njerëz tashmë po mbështeteshin te ndihma humanitare. Tërmeti, një nga më të fortët që ka goditur rajonin në më shumë se 100 vjet, goditi 23 kilometra në lindje të Nurdagi, në provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrash/ CNN.gr

 

/rtsh.al/