RTSH 24 Live

Botë

Tërmeti në Turqi/ Fanella me mbishkrim të Cristiano Ronaldos del në ankand, në ndihmë të të prekurve

07/02/2023

Tërmeti në Turqi/ Fanella me mbishkrim të Cristiano Ronaldos del në ankand, në ndihmë të të prekurve

Futbollisti turk, Merich Demiralin do të nxjerrë në ankand fanellën e firmosur nga futbollisti Cristiano Ronaldo, me të cilin ishte shok skuadre te Juventusi, me arsyen e fortë ku të ardhurat e mbledhura do të shkojnë si ndihmë për të prekurit nga tërmeti fatal në Turqi.

Sapo fola me Cristianon. Ai më tha se ishte shumë i trishtuar për atë që ndodhi në Turqi . Ne po nxjerrim në ankand bluzën e nënshkruar të Ronaldos nga koleksioni im. Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të ndahen për të përfituar ata në zonën e tërmetit”, ishte mesazhi i Demiralit në rrjetet sociale.

Vijon të rritet numri i viktimave nga  tërmeti fatal që goditi mëngjesin e së hënës (6 shkurt) kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 7266, numrin e të plagosurve në  30,474, e numrin e ndërtesave të shëmbura në 11,342.

/rtsh.al/