RTSH 24 Live

Greqi

Tërmeti në Greqi, një 83-vjeçar ka humbur jetën

07/03/2021

Tërmeti në Greqi, një 83-vjeçar ka humbur jetën

Është regjistruar viktima e parë nga tërmeti prej 6 ballësh që goditi Greqinë të mërkurën e javës së kaluar.

Sipas gazetës "Thoema" një 83-vjeçar ka humbur jetën, edhe pse ia doli që të dilte nga rrënojat ai nuk mundi  që t’u shpëtojë plagëve që mori. Mësohet se ai humbi jetën në spitalin në të cilën po kurohej.

I moshuari u shpëtua nga ekipet e shpëtimit të gjetura në zonë dhe më pas u transportua me ambulancë në një qendër private rehabilitimi. Dje, 83-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës , ku dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti kanë kaluar natën e katërt jashtë, të strehuar në tendat e ushtrisë.

Sipas matjeve të kryera nga grupet e specialistëve në shumë prej fshatrave të Thessalisë, 900 shtëpi, ose gati dy në tre prej atyre që janë vizituar nga inxhinierët janë shpallur të pabanueshme. Mbrëmjen e së shtunës, një lëkundje tjetër prej 4.2 ballë shkalla Rihter është regjistruar 5 km në veriperëndim të Larisës, me thellësi 8 km.