RTSH 24 Live

Rajon

Tërmeti me magnitudë 4.8 shkund Kroacinë

07/10/2021

Tërmeti me magnitudë 4.8 shkund Kroacinë

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka rënë rreth orës 21:57 në Jabuka, Splitsko-dalmatinska županija, në Kroaci. Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmiologjisë tërmeti ka rënë në një thellësi prej 5 km dhe 40 km nga Spliti. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme, por banorët brigjeve dalmate dëshmojnë forcën e madhe të lëkundjeve

Pamje paraprake të dëmeve

Kroacia është tronditur ndjeshëm përgjatë këtij viti nga tërmetet ku kujtojmë se më tragjiku ishte ai i 29 dhjetorit të kaluar, me magnitudë 6,3 të shkallës rihter. Për pasojë humbën jetën 7 persona dhe u regjistruan dëme të mëdha materiale./A2