RTSH 24 Live

Botë

Tërmeti/Erdogan: Kemi hasur vështirësi për të reaguar menjëherë, operacionet tani vijojnë punën

08/02/2023

Tërmeti/Erdogan: Kemi hasur vështirësi për të reaguar menjëherë, operacionet tani vijojnë punën

Presidenti turk i pranon problemet, por thotë se po përmirësohetPas kritikave se shteti turk ishte i ngadalshëm për të arritur në disa nga zonat e prekura nga tërmetet, presidenti Rexhep Tajip Erdogan është shprehur ka pasur disa probleme në reagimin fillestar të qeverisë.

Megjithatë, ai thotë se operacionet janë kthyer në normalitet tani, transmeton BBC.

“Fillimisht kishte probleme në aeroporte dhe rrugë, por sot gjërat po bëhen më të lehta dhe nesër do të jetë akoma më e lehtë. Ne kemi mobilizuar të gjitha burimet tona. Shteti po bën punën e tij”, është shprehur Erdogan.

Ndërkaq më herët, shumë prej të prekurve nga tërmeti janë ankuar për mungesën e dukshme të veprimit të qeverisë.

Një grua, Arzu Dedeoglu, i tha një gazetari të BBC mbrëmë në lagjen Numune të Iskenderun, në Turqinë jugore, se dy mbesat e saj kishin ngecur nën rrënoja dhe se nuk kishte mbërritur asnjë ndihmë. Ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 11 mijë dhe pothuajse 50 mijë të plagosur.

“Ne kemi dy fëmijë nën rrënoja, Aysegul dhe Ilayda. Ata janë zhdukur tani, jam i sigurt që tashmë janë zhdukur. Pse nuk mund të kishin ardhur më herët?"

Një tjetër e mbijetuar në qytetin jugor të Antakias, Melek, 64 vjeç është ankuar duke thënë se “ku janë çadrat, ku janë kamionët me ushqim?”

“Ne nuk kemi parë asnjë shpërndarje ushqimi, ndryshe nga fatkeqësitë e mëparshme në vendin tonë. Ne i mbijetuam tërmetit, por do të vdesim këtu për shkak të urisë ose të ftohtit”, është shprehur ajo. Të tjerë në mediat sociale janë shprehur se ka pasur mangësi serioze në reagimin e qeverisë, ku disa pretendojnë se disa nga rajonet më të goditura janë lënë pas dore.

/rtsh.al/