RTSH 24 Live

Rajon

Tërmet në Elazığ të Turqisë

27/12/2020

Tërmet në  Elazığ të Turqisë

Një tërmet me madhësi 5,3 ballë ka goditur provincën Elazığ të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmet ka ndodhur në ora 09:37 sipas kohës lokale me epiqendër në Elazığ, 15,94 kilometra nën sipërfaqe.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, tha se deri më tani nuk është identifikuar ndonjë situatë negative si pasojë e tërmetit dhe se “të gjitha ekipet po kryejnë aktivitetet e nevojshme vrojtuese në terren”.