RTSH 24 Live

Sociale

Terapi zhvillimi për fëmijët me aftësi ndryshe, 70 fëmijë trajtohen në qarkun e Gjirokastrës

03/12/2022

Terapi zhvillimi për fëmijët me aftësi ndryshe, 70 fëmijë trajtohen në qarkun e Gjirokastrës

Prej gati 10 vitesh në Gjirokastër funksionon qendra terapeutike e zhvillimit të fëmijëve. Në këtë qendër ofrohen trajtime specifike për rreth 70 fëmijë nga të gjitha njësitë vendore të qarkut.

Fëmijët që vijnë në qendër pa një diagnozë të përcaktuar u bëhet një vlerësim nga specialistët e qendrës dhe më pas përcaktohen terapitë zhvilluese që duhet të kryejnë.

Në Ditën Botërore të Aftësisë se Kufizuar kryetarja e këshillit të qarkut Gjirokastër Lindita Rova kërkon prej prindërve të mos neglizhojnë asnjë problem që konstatoje tek fëmijët e tyre qofte ai më i thjeshti si shqiptimi i shkronjave.

Prej 10 vitesh në qendrën terapeutike të zhvillimit të fëmijëve në Gjirokastër janë trajtuar fëmijë me diagnoza të ndryshme. Sipas rasteve specifike fëmijëve u është ofruar terapi individuale, në grup edhe fizioterapi.

/rtsh.al/