RTSH 24 Live

Kronika

Tentuan të transportonin emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Gjirokastër

19/01/2021

Tentuan të transportonin emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Gjirokastër

Dy persona kanë rënë në pranga e policisë në Gjirokastër, pasi tentuan të transportonin tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Policia njofton se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet J. Z., 31 vjeç dhe A. M., 42 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në afërsi të fshatit Jorgucat, u kapën duke transportuar me automjetin tip “Lancia”, 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe tre aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.