RTSH 24 Live

Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari

10/12/2024

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari

Policia ka ndaluar një 47-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria me shumë parash të padeklaruara.

47-vjeçari ka tentuar të kalojë shumën e parave prej 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara, procedohet penalisht 47-vjeçari. Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit N. L., ku iu gjetën 14 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin N. L., 47 vjeç, banues në Shkodër. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/