RTSH 24 Live

Kosovë

Tensionet, senatori Murphy: Kosova t’i japë fund menjëherë këtij provokimi

26/05/2023

Tensionet, senatori Murphy: Kosova t’i japë fund menjëherë këtij provokimi

Senatori amerikan Christian Murphy ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës duke kërkuar që qeveria e Albin Kurtit t’i japë fund provokimeve. Ai është shprehur i befasuar nga reagimi i institucioneve të Kosovës në veri të vendit për të shpërdarë turmën e serbëve që nuk lejonin hyrjen e kryetarëve në godinat e komunave.

Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi një plan për qasje në ndërtesat komunale.

Si mik i Kosovës jam kapur totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”, shkroi Murphy.

Për këtë arsye, ai tregoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Derek Chollet,  teksa shtoi se në takimin me kryeministrin Albin Kurti, ai nuk ia ka përmendur se do ketë një plan për veprime të tilla.

 “Sapo zhvillova një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë amerikan Derek Chollet për zhvillimin problematik”, tha ai.

/rtsh.al/