RTSH 24 Live

Botë

Tensionet Rusi-Ukrainë, Kievi bëhet gati t’i përgjigjet një agresioni të mundshëm

25/11/2021

Tensionet Rusi-Ukrainë, Kievi bëhet gati t’i përgjigjet një agresioni të mundshëm

Patrullim në ujërat më të kontestuar në botë. Marina ukrainase shoqëron ekipin e CNN në një anije luftarake në detin Azov, ndërsa tensionet me Rusinë kanë arritur në pikën me te larte. “Qëllimi është të mbrojmë dhe ruajmë sovranitetin e Ukrainës në det”, thotë kapiteni. Moska ka shtuar trupat pranë kufijve me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë aleatët të përgatiten për një ndërhyrje të madhe ushtarake.

“Ukrainasit besojnë se nëse Rusia nis ndonjë sulm, deti Azov do të jetë një nga fushëbetejat kryesore. Prandaj, ukrainasit jo vetëm që po modernizojnë flotën, por edhe infrastrukturën në tokë”, tha Fred Pleitgen, CNN.

Vija bregdetare e Azovit ka vlerë strategjike për Rusinë. Ajo do t’i lejonte presidentit Vladimir Putin të krijojë një korridor tokësor për lidhjen e Rusisë me Krimenë e aneksuar. Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, i ofron ekipit të CNN një qasje të rrallë te ndërtimet që po kryen në bazën detare të Berdyansk. Kievi ka urdhëruar që programi për përshpejtohet me urgjencë, ndërsa kërcënimi rus bëhet gjithmonë e më i madh.

“Ukrainasit thonë se po punojnë 7 ditë në javë që ta përfundojnë projektin sa më shpejt. Sipas tyre, kur baza të përfundojë, do të kenë një mbrojtje të shkëlqyer kundër agresionit rus”, u shpreh Pleitgen.