RTSH 24 Live

Rajon

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç mbledh sot Këshillin Kombëtar të Sigurisë

27/05/2023

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç mbledh sot Këshillin Kombëtar të Sigurisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të mbledhë sot ( 27 maj) Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas tensioneve në veri të Kosovës ku protestues serbë u përplasën me forcat speciale, ndërsa ndihmuan të fusin në zyrë kryetarët e rinj të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Sveçanit.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë të jetë në gatishmëri të lartë, për shkak të situatës, ndërkohë që forca te ushtrisë serbe janë urdhëruar të lëvizin përgjatë kufirit me Kosovën.

Të premten (26 maj) marrja e detyrës nga kryetarëve të rinj ka hasur në rezistencën e serbëve lokalë, të cilët nuk i pranojnë si të përzgjedhurit e tyre. Për këtë arsye, është dashur edhe ndërhyrja e policisë, ku pesë efektivë të Kosovës kanë mbetur të plagosur. Për të shpërndarë protestuesit Policia përdorur edhe gaz lotsjellës.

Për këtë situatë reaguan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e BE të cilët dënuan sulmet dhe kërkuan ndërprerjen e masave të dhunshme.  

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe, që të gjithë shqiptarë, u betuan të enjten (25 maj) në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë, duke marrë kështu pushtetin lokal.

/rtsh.al/