RTSH 24 Live

Kosova

Tensionet në Veri të Kosovës, Stoltenberg paralajmëron Serbinë: NATO do ndërhyjë nëse cënohet stabiliteti

03/08/2022

Tensionet në Veri të Kosovës, Stoltenberg paralajmëron Serbinë: NATO do ndërhyjë nëse cënohet stabiliteti

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zbuluar detaje nga biseda që ai ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës, dy ditë më parë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Stoltenberg ka deklaruar se i është bërë e qartë Vuçiç-it se nëse cënohet stabiliteti i Kosovës, forcat Euroatlantike janë të gatshme të ndërhyjnë. Po ashtu, ai thekson se të gjitha palët duhet të angazhohen për shtyrjen përpara të dialogut dhe zgjidhjen e ngërçit të shkaktuar. /rtsh.al/