RTSH 24 Live

Politikë

Tensionet në veri të Kosovës/ Edi Rama: Të mos ecet në këtë shteg të rrezikshëm dhe të panevojshëm

26/05/2023

Tensionet në veri të Kosovës/ Edi Rama: Të mos ecet në këtë shteg të rrezikshëm dhe të panevojshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet që kanë përshfirë veriun e Kosovës, pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve serbë të cilët nuk lejonin kryetarët e komunave të hynin në godinat e tyre.

Përmes një postimi në Twitter Edi Rama shkruan se ai bashkohet me apelin e ndërkombëtarëve që Kosova të mos ecë në këtë shteg të rrezikshëm por edhe krejt të panevojshëm të ditëve të sotme.

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë 🇺🇸🇦🇱🇪🇺”, shkruan Rama.

Rama shton më tej se kjo që po ndodh në veri të Kosovës nuk e ndihmon vendin për të normalizuar raportet me Serbinë.

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!”, shkruan Rama.

/rtsh.al/