RTSH 24 Live

Kosova

Tensionet në Kosovë, Stoltenberg telefonon Albin Kurtin: Ruani qetësinë! Mbështeteni dialogun ndërmjetësuar nga BE

02/08/2022

Tensionet në Kosovë, Stoltenberg telefonon Albin Kurtin: Ruani qetësinë! Mbështeteni dialogun ndërmjetësuar nga BE

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Albin Kurti për çështjen e reciprocitetit për targat dhe lëvizjen me Serbinë.

Stoltenberg ka bërë thirrje të dyja palëve të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

Fola me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë rëndësinë e vazhdueshme të misionit të NATO-s dhe KFOR. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin“, shkruan Stoltenberg në një postim në Twitter.

/rtsh.al/