RTSH 24 Live

Rajoni

Tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputeti i BDI konfliktohet me deputetët e opozitës

27/06/2022

Tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputeti i BDI konfliktohet me deputetët e opozitës

Një incident është regjistruar në Kuvend në Maqedoninë e Veriut, ku disa deputetë janë përplasur gjatë seancës në  Komisionin për çështjet Europiane.

Në një video të publikuar, shihet kreu i këtij Komisioni, Arbër Ademit, deputet i BDI, teksa konfliktohet me deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Gjatë tentativës së deputetëve të opozitës për të ndërprerë seancën, pas një debati të ashpër, Ademi ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Me një postim në Facebook, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, shkruan se Ademi nuk i lejonte deputetët e opozitës të flisnin dhe se kërkonte të shtynte me forcë ligjin për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

/rtsh.al/