RTSH 24 Live

Kosovë

Tensione e protesta në veri të Kosovës/ Gaz lotsjellës e të shtëna në Zveçan, digjen makinat e policisë

26/05/2023

Tensione e protesta në veri të Kosovës/ Gaz lotsjellës e të shtëna në Zveçan, digjen makinat e policisë

Është tensionuar situata në veri të Kosovës, ku marrja e detyrave nga kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe është shoqëruar me protesta. Situata më e tensionuar është në Zveçan, ku serbët kanë djegur disa vetura të policisë. Kurse, Policia ka ndërhyrë me gaz-lotësjellës, pasi serbët tentonin të hynë në objektin e komunës.

Policia njoftoi se po ndihmonte hyrjen e kryebashkiakëve të rinj në objektet zyrtare të komunave përkatëse në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Shefi i  i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës fajëson

Mediat kosovare raportojnë për të shtëna armësh që janë dëgjuar në Zveçan, ndërsa janë disa djegur vetura të Policisë.

 Gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Zveçan

Për të shpërndarë protestuesit, Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba, për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur para objektit të Komunës së Zveçanit. Ndërkohë, sipas RTK-së, në Zveçan, serbët lokalë, në shenjë pakënaqësie, kanë djegur një automjet në Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Vuçiç: Ushtria në gadishmëri

Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka dhënë urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë.

Bllokohen rrugët në hyrje-dalje të Leposaviçit

Në Leposaviç disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të komunës. Strukturat ilegale kanë lëshuar alarm në orën 12:00. I cili është ndërprerë pas 30 minutave. KosovaPress mëson se dhjetëra serbë janë mbledhur edhe para kësaj komune për të kundërshtuar ardhjen e kryetarit të ri në objektin e komunës. 

Në Zubin Potok, situata aktualisht është e qetë

Zyrtari i Presidencës së Kosovës: Strukturat kriminale në veri kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës

Shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar në lidhje me situatën në veri të vendit, ku hyrja e kryetarëve të rinj të komunave në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok në objektet komunale është shoqëruar me protesta.

Në një postim në Twitter, Vela shkruan se strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzim të situatës në terren. “Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, shkruan ai.

Betimi

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe, që të gjithë shqiptarë, u betuan të enjten (25 maj) në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë, duke marrë kështu pushtetin lokal.

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe.

/rtsh.al/