RTSH 24 Live

Aktualitet

Tension tek " 5 Maji, banorët përplasen fizikisht me policinë

19/01/2022

Tension tek " 5 Maji, banorët përplasen fizikisht me policinë

Data 19 Janar ishte afati i fundit, kur banorët e zonës “5 Maji” në kryeqytet, duhej të largoheshin nga banesat. Por, ata kanë refuzuar në mënyrë kategorike ta bëjnë këtë gjë dhe për pasojë, sot, kur kanë shkuar fadromat e IKMT për të shembur shtëpitë ata janë përplasur me policinë. 

Fillimisht banorët bënë rezistencë duke u dalë përpara fadromave që të pengojnë shembjet e banesave të tyre pasi nuk janë dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore, duke e cilësuar atë si njëanshme.  Megjithatë në fund u dorëzuan.

Pas përplasjeve, blutë kanë shoqëruar disa prej banorëve në polici.

Ata që preken nga ky projekt janë banorët e njësisë administrative numër 4 dhe numër 8.Me vendim qeverie është vendosur që banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim përmes  shkëmbimit të pronës me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re.