RTSH 24 Live

Rajon

Tension në Tuz, policia urdhër-arrest për kryetarin e komunës Nik Gjeloshaj

25/02/2021

Tension në Tuz, policia urdhër-arrest për kryetarin e komunës Nik Gjeloshaj

Policia malazeze ka tentuar të mbyllë të enjten në mëngjes disa biznese të gastronomisë në Komunën e Tuzit, në Mal të Zi, të cilat ishin të hapura pavarësisht masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, për luftim të koronavirusit. Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, ka thënë se masat e reja kanë për qëllim hakmarrjen për shfaqjen e fundit të flamurit të Kosovës, me rastin e ditës së shtetësisë së Kosovës më 17 shkurt, dhe jo për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Instituti i Shëndetit Publik ka renditur të mërkurën Tuzin në grupin e komunave nëpër të cilat po ashpërsohen masat e kufizimit, duke përfshirë mbylljen e plotë të objekteve hoteliere. 
Edhe pse më herët qeveria e Malit të Zi u shpreh e gatshme që të zgjidhë problemin dhe të diskutojë me kryetarin e Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq anuloi vizitën e paralajmëruar për të enjten në ora 14.00. 
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq dhe kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj pritej që të diskutonin për gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e shkaktuar si pasojë e refuzimit të komunës së Tuzit që të zbatojë masa më të rrepta kundër COVID-19.“Pak kohë më parë, më telefoni kryeministri (Zdravko Krivokapiq) dhe vetëm më informoi se nuk do të vjen që të flas më përfaqësuesit e komunës e as më qytetarët. Ai nuk më la vend për asnjë fjalë të vetme dhe vetëm e ndërpreu telefonatën. Nuk sqaroi, por vetëm tha: nuk po vij. Mendoj që është sjellje e papërgjegjshme”, tha Gjeloshaj.