RTSH 24 Live

Aktualitet

Temperaturat nën 0 °C, ARRSH: Nuk ka probleme në qarkullim, po hidhet kripë!

14/01/2022

Temperaturat nën 0 °C, ARRSH: Nuk ka probleme në qarkullim, po hidhet kripë!
 

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur të premten se nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, pavarësisht temperaturave nën 0 gradë dhe ngricave.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Temperatura nën 0 °C pa reshje kanë përshkuar vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, po punohet me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e rrugës në akset me prezencë bore, si në Kukës-Shishtavec”, thekson ARRSH.

Sipas ARRSH-së drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore.