RTSH 24 Live

Sociale

Temperaturat e larta në Shkodër- Fluks në urgjencë, të moshuarit shmangin orët e pikut

17/06/2024

Temperaturat e larta në Shkodër- Fluks në urgjencë, të moshuarit shmangin orët e pikut

Temperaturat e larta kanë bërë që qytetarët shkodranë të shmangin ekspozimin në diell. Në rrugët e qytetit nuk ka lëvizje të zakonshme si ditë të tjera. Më tepër qyterarët e sidomos ato të moshës së tretë preferojnë të qëndrojnë nëpër lulishta, ku secili mundohet të zërë një hije për të kaluar disa orë paradite.

Qytetarët shprehen se këto ditë të nxehta bëjnë kujdes duke shmangur oraret e pikut dhe ndjekur këshillat e mjekëve.

Ndërkohë burime pranë Spitalit Rajonal bëjnë të ditur se në urgjencë paraqiten deri në 250 raste në ditë, që vijnë edhe nga Lezha e Laçi, duke qënë se spitali i Lezhës është në rikonsktruksion.

Një pjesë prej këtyre rasteve janë me komplikacione të shkaktuara nga i nxehti.

Këto ditë të javës dhe ajo që do të vijë, pritet të kenë temperatura edhe më të larta.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/