RTSH 24 Live

Sociale

Temperaturat deri në -4 gradë C/ Dëmtohen pemët në Lushnje, prodhuesit: Këtë sezon nuk ka prodhim

07/02/2023

Temperaturat deri në -4 gradë C/ Dëmtohen pemët në Lushnje, prodhuesit: Këtë sezon nuk ka prodhim

Me e goditur në Lushnjë nga ngricat është zona e Barbullinjës. Plantacionet me pjeshke, prodhimi i të cilave është në muajin maj, janë dëmtuar. Prodhuesit pohojne se pemët çelën ne janar dhe ngricat  ranë në momentin e lulëzimit. Sipas tyre, nga këto pemë këtë sezon nuk ka prodhim, dhe nëse ngricat vazhdojnë më gjatë dëmet do të jenë më të mëdha.

Florian Topi, pronar i plantacionit prej 8 ha me pjeshkë, pohon se një pjesë e fermerëve kanë gabuar në mbjelljen e varieteve. Ata kanë zgjedhur varietet e vendeve të ngrohta pa marrë parasysh se ndryshimet klimatike, ndaj presin tharjen e pemëve herët a vonë.

Në Barbullinjë, përveç pjeshkëve ngricat kanë dëmtuar edhe agrumet. Prodhuesit nuk arritën të merrnin masa duke i mbuluar nga i ftohti, ndaj edhe ato u dëmtuan. Zona e Barbullinjës ka të mbjella rreth 300 ha pjeshke dhe 150 ha agrume. 

/rtsh/