RTSH 24 Live

Aktualitet

Temperatura të larta, të premten reshjet e shiut ndërpresin përkohësisht stinën e verës

02/07/2022

Temperatura të larta, të premten reshjet e shiut ndërpresin përkohësisht stinën e verës

Fillimi i muajit korrik nisi me temperatura tepër të larta dhe të nxehtin saharian duke arritur deri në 40 gradë Celcius. Meteorologia Rezarta Xhakollari u shpreh se këto masa ajrore do të jenë të pranishme deri në ditën e martë.

Ndryshime të konsiderueshme do të ketë në fund të javës, me masa ajrore të ftohta dhe reshje shiu që do të ndërpresin përkohësisht stinën e verës.

Sipas Xhakollarit mesi i korrikut do të rikthejë sërish normalitetin ku temperaturat do të jenë me rritje në vlerat rreth 35-36 gradë Celsius.

/rtsh/