RTSH 24 Live

Kuriozitete

Teleskopi Web kap imazhe që të lënë “pa frymë”, shkencëtarët drejt zbulimit të “sekretit” të lindjes së sistemeve planetare

13/09/2022

Teleskopi Web kap imazhe që të lënë “pa frymë”, shkencëtarët drejt zbulimit të “sekretit” të lindjes së sistemeve planetare

Imazhet të reja që të “lënë pa frymë" të një “çerdheje” yjore në Mjegullnajën e Orionit të marra nga teleskopi hapësinor James Webb po zbulojnë detaje të ndërlikuara rreth asaj se si formohen yjet dhe sistemet planetare.

Imazhet hedhin dritë mbi një mjedis të ngjashëm me sistemin tonë diellor kur u formua më shumë se 4.5 miliardë vjet më parë. Vëzhgimi i Mjegullnajës Orion do t'i ndihmojë shkencëtarët e hapësirës të kuptojnë më mirë se çfarë ndodhi gjatë miliona viteve të para të evolucionit planetar të Rrugës së Qumështit, tha astrofizikani i Universitetit Perëndimor Els Peeters.

"Ne jemi të mahnitur nga imazhet befasuese të Mjegullnajës Orion. Ne e filluam këtë projekt në 2017, kështu që kemi pritur më shumë se pesë vjet për të marrë këto të dhëna," tha Peeters.

"Këto vëzhgime të reja na lejojnë të kuptojmë më mirë se si yjet masive transformojnë renë e gazit dhe pluhurit në të cilën ata lindin," shtoi Peeters. Zemrat e “çerdheve” yjore si Mjegullnaja e Orionit janë të errësuar nga sasi të mëdha pluhuri yjor, duke e bërë të pamundur studimin e asaj që po ndodh brenda me instrumente si teleskopi Hapësinor Hubble, i cili mbështetet kryesisht në dritën e dukshme.

Webb, megjithatë, zbulon dritën infra të kuqe të kozmosit, e cila i lejon vëzhguesit të shohin përmes këtyre shtresave të pluhurit, duke zbuluar veprimin që ndodh thellë brenda Mjegullnajës Orion, thuhet në njoftim. Imazhet janë më të detajuara të marra nga mjegullnaja, e cila ndodhet në konstelacionin Orion 1350 vite dritë larg nga Toka.

Imazhet e reja zbulojnë struktura të shumta brenda mjegullnajës, duke përfshirë një protostar qendror i rrethuar nga një disk pluhuri dhe gazi në të cilin formohen planetët.

"Ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje të shohim detajet e hollësishme të ndërlikuara se si është strukturuar materia ndëryjore në këto mjedise dhe të kuptojmë se si sistemet planetare mund të formohen në prani të këtij rrezatimi të ashpër. Këto imazhe zbulojnë trashëgiminë e mediumit ndëryjor në planet”, tha Emilie Habart, profesoreshë e asociuar në Institut d'Astrophysique Spatiale (IAS) në Francë.

Gjithashtu qartësisht i dukshëm në zemër të Mjegullnajës Orion është grupi i trapezit i yjeve të rinj masivë që formojnë renë e pluhurit dhe gazit me rrezatimin e tyre intensiv ultravjollcë.

"Yjet e rinj masivë lëshojnë sasi të mëdha rrezatimi ultravjollcë direkt në renë vendase që ende i rrethon, dhe kjo ndryshon formën fizike të resë si dhe përbërjen e saj kimike. Sa saktësisht funksionon kjo dhe si ndikon në formimin e mëtejshëm të yjeve dhe planetëve nuk dihet ende mirë”, tha Peeters.

Imazhet do të studiohen nga një bashkëpunim ndërkombëtar i më shumë se 100 shkencëtarëve në 18 vende./ CNN

/rtsh.al/