RTSH 24 Live

Teknologji

Teleskopi James Webb zbulon dy nga galaktikat më të vjetra dhe të largëta të para ndonjëherë

18/11/2022

Teleskopi James Webb zbulon dy nga galaktikat më të vjetra dhe të largëta të para ndonjëherë

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka zbuluar dy galaktika të ndritshme dhe të hershme që deri më tani kanë qenë të fshehura, duke përfshirë një që mund të jetë formuar vetëm 350 milion vjet pas Big Bengut.

Astronomët thanë se nëse rezultatet do të verifikoheshin, kjo turmë yjesh të sapo zbuluar do të mundte galaktikën më të largët të identifikuar nga teleskopi hapësinor Hubble, një mbajtës rekord që u formua 400 milion vjet pas fillimit të universit.

Teleskopi Webb po tregon se yjet mund të jenë formuar më shpejt se sa mendohej më parë, ndoshta brenda disa milion viteve nga Big Bang.

Zbulimet e fundit të Webb nxjerrin në pah dy galaktika jashtëzakonisht të ndritshme, e para mendohet të jetë formuar 350 milion vjet pas Big Bengut dhe tjetra 450 milion vjet më pas.

Megjithëse disa studiues raportojnë se kanë zbuluar galaktika edhe më afër krijimit të universit 13.8 miliardë vjet më parë, ata kandidatë ende nuk janë verifikuar, thanë shkencëtarët në një konferencë shtypi të NASA -s.

/rtsh.al/