Panairi i 28-të Ndërkombëtar i Librit i Pekinit do të zhvillohet nga 14 deri më 18 shtator, paralelisht në mënyrë reale dhe virtuale, njofton Radio e Jashtme e Kinës. Në mbledhjen e nivelit të lartë mbi botimet 2021, që u zhvillua në këtë kuadër në Pekin, pjesëmarrësit kinezë dhe të huaj të qarqeve të botimeve janë të mendimit se shkëmbimet dhe bashkëpunimi në fushën e botimeve kanë perspektivë të gjerë dhe duhet të shfrytëzojnë teknologjitë e reja, që të japin kontribut të ri për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Gjatë mbi 30 vjetëve që prej krijimit të tij në vitin 1986, Panairi Ndërkombëtar i Librit i Pekinit ka ushtruar ndikime gjithnjë e më të mëdha. Me shtimin e numrit të vendeve pjesëmarrëse nga 30 në fillim deri në mbi 100 sot, ai është bërë ndër panairet kryesore të librave në botë. Në fillim në këtë panair u ekspozuan kryesisht libra në gjuhë të huaja nga vendet e zhvilluara, ndërsa sot librat në gjuhën kineze dhe në gjuhë të huaja paraqiten paralelisht. Mbi 30 vende janë bërë vende të ftuara nderi në këtë panair.

Zhao Haiyun, zyrtar për import-eksportin e librave, në mbledhjen e nivelit të lartë mbi botimet 2021/foto nga organizatori i mbledhjes

Zhao Haiyun, zyrtar për import-eksportin e librave, në mbledhjen e nivelit të lartë mbi botimet 2021

Zhvillimi i Panairit Ndërkombëtar të Librit të Pekinit gjatë 30 vjetëve të kaluar shërben si dëshmi e thellimit të pandërprerë të shkëmbimeve kulturore të Kinës me vende të ndryshme të botës, në bazë të konceptit "respekt i ndërsjellë, bashkëpunim me përfitime të përbashkëta dhe zhvillim i përbashkët".

Zv.kryetari Shoqatës së Botimeve të Kinës Wu Shulin, në mbledhjen e nivelit të lartë mbi botimet 2021/foto nga organizatori i mbledhjes

Zv.kryetari Shoqatës së Botimeve të Kinës Wu Shulin, në mbledhjen e nivelit të lartë mbi botimet 2021

Vitet e fundit, qarqet ndërkombëtare të botimeve kanë pasur përparime në digjitalizimin e botimeve e të shërbimeve në bazë të teknologjive të reja, në përshtatje me ndryshimet në procesin e botimit, format e librave, mënyrën e leximit dhe kanalet e përhapjes. Zv.kryetari Shoqatës së Botimeve të Kinës Wu Shulin shprehet se sektori i botimeve duhet të shfrytëzojë aktivisht teknologjitë e reja.