Njohuritë e fituara në drejtimin e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit (TIK), një grup nxënësish të Shkollës Industriale “Arben Broci” i kanë vënë në funksion të saj.
Luisi, Klediosi dhe të tjerë, me ndihmën e mësuesit Jetmir Halluni kanë ndërtuar një faqe web me përfshirjen e IA që u vjen në ndihmë promovimit të arsimit profesional.
Procesi ka patur vështirësinë e vet dhe ka zgjatur në kohë.
Sektori i TIK (Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit) është në rritje dhe është i njohur për pagat e larta dhe mundësitë e karrierës.
Duke zgjedhur këtë drejtim, një nxënës mund të zhvillojë aftësi të kërkuara në tregun e punës si: programim, sigurim të të dhënave, analizë të të dhënave, zhvillim web e tjerë.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/