RTSH 24 Live

Art

Teatrit të Ri Kombëtar do të ndërtohet, miratohet leja

29/06/2021

Teatrit të Ri Kombëtar do të ndërtohet, miratohet leja

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë dhe një sërë fotosh se si do të duket teatri i ri. Bëhet fjale për projektin e arkitektit, Bjarke Ingels. Veliaj ka dhënë edhe detaje sa i përket kapacitetit të godinës së re te Teatrit Kombëtar. Ky vendim i KKT-së vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është në shqyrtim të padisë së ngritur mbi çështjen e Teatrit Kombëtar dhe së shpejti pritet dhënia e një vendimi.