RTSH 24 Live

Art

Teatri Kombëtar në Koko Fest, "Ferma e kafshëvë" konkuron në natën e katërt të festivalit

03/09/2021

Teatri Kombëtar në Koko Fest, "Ferma e kafshëvë" konkuron në natën e katërt të festivalit

Një nga kryeveprat e letërsisë botërore “Ferma e kafshëve” me shkrimtar Xhorxh Oruell, ka ngjitur në skënën e Koko Fest trupën e Teatrit Kombëtar. 
Me regji të Driada Dervishi kjo shfaqje solli për publikun një atmosferë krejt tjetër. Shkruar në fund të vitit 1943, por që pothuajse nuk u botua ngaqë sulmonte diktatorin rus Stalin, aleatin në kohë lufte të Britanisë, “përralla” therëse e Oruellit është satirë e idealizmit të pashkatërrueshëm dhe të përjetshëm që tradhtohet nga pushteti dhe korrupsioni. Përshtatja që regjiszorja ka bërë me ralitetin Shqiptar erdhi si një realitet prekë për publikun. 
Regjiore e shfaqjes është Driada Dervishi. Roli kryesor ai i Napoleonit u luajt nga Neritan Liçaj i cili kthehu në vëmendjen e publikut edhe një herë Shqipërinë e diktaturës.  Të tjera surpriza do të shpalosen për spektatorin në netët e tjera konkurusese ne Koko fest.