RTSH 24 Live

Sociale

Të sigurosh të ardhurat nëpërmjet bimëve medicinale

12/04/2021

Të sigurosh të ardhurat nëpërmjet bimëve medicinale

Pelivan Jaçe  banor i qytetit të Këlcyrës  prej disa vitesh ka gjetur si një mundësi për të mbajtur familjen e tij grumbullimin dhe shitjen e bimëve medicinale . Ai shprehet se resurset që mbajnë këto të fundit janë kthyer jo vetëm si një burim i sigurimit të jetesës por edhe të rëndësishme në tregun ndërkombëtar për vlerësimin e traditave .

“Duke pare që interesi për bimët mëdicinale është në rritje, mendova të hap një pikë grumbullimi . Pas ecurisë së punës, fillova të punësoj edhe persona të tjerë që grumbullojnë për mua bimë të ndryshme medicinale.Këto më pas eksportohen në tregun ndërkombëtarë” .

Në qytetin e Këlcyrës tradita e mbjelljes , grumbullimit dhe shitjes së bimëve medicinale është kthyer në një burim për shumë familje.

“Ka shumë familje këtu që sigurojnë të ardhura nga shitja e bimëve medicinale. Unë grumbulloj shumllojshmëri bimësh ,si sherebel ,çaj ,rigon etj… Në këtë perjudhë mbledhim  urth dhe rrënjë të rrushkullit , këto përdoren në tregun farmaceutik “ .

Ndërkaq bimët medicinale duke përfshirë çain , sherebelin , rigonin mbeten produkte të preferuara edhe për konsumimin e përditshëm në familjet shqiptare.