RTSH 24 Live

Aktualitet

Të shtunën vijnë 40 mijë doza të tjera të vaksinës “AstraZeneca”

15/04/2021

Të shtunën vijnë 40 mijë doza të tjera të vaksinës “AstraZeneca”

Teksa ishte duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në Kamëz,  Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se të shtunën do të mbërrijnë 40 mijë dozat e radhës së vaksinës “AstraZeneca”. Këto doza përfitohen nga instrumenti Covax.
Ajo bëri me dije se këtë të enjte, Shqipëria ka tejkaluar kryerjen e mbi 300 mijë vaksinimeve në rang vendi.“Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, shkruan Manastirliu.