RTSH 24 Live

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Radhimë, dy vëllezërit konfliktohen për administrimin e plazhit! Nuk ka të lënduar

04/07/2022

Të shtëna me armë zjarri në Radhimë, dy vëllezërit konfliktohen për administrimin e plazhit! Nuk ka të lënduar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hënë në zonën e plazhit në Radhimë, duke shkaktuar panik e frikë mes pushuesve.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk kanë mbetur persona të lënduar, ndërsa mësohet se kanë qenë dy vëllezër që janë konfliktuar me njëri tjetrin për administrimin e plazhit.

Konflikti mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e armëve, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të plagosur. Autori i ngjarjes është vënë në pranga, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri. Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nëse ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”, njofton policia.

/rtsh.al/