RTSH 24 Live

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë, plagoset 45-vjeçari, jashtë rrezikut për jetën

13/08/2022

Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë, plagoset 45-vjeçari, jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen “1 Maji” në Kuçovë. Nga informacionet e policisë i plagosur ka mbetur A.B., 45 vjeç i cili është transportuar nga kalimtarë të rastit në spitalin e Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

/rtsh.al/