RTSH 24 Live

Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, vritet 1 person, plagosen 2 të tjerë

06/08/2022

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, vritet 1 person, plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku si pasojë e agravimit të një konflikti mes 5 personave, 1 prej tyre ka ndërruar jetë dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia e Kosovës ka bërë me dije se dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre të tjerëve, 1 prej të cilëve ka ndërruar jetë në spital dhe 2 të tjerë janë plagosur. Policia ka gjetur në vendngjarje 3 gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali. Ndërkohë 2 autorët e ngjarjes janë ende në arrati.

VRASJE E RËNDË & LËNDIM I RËNDË TRUPOR-Rr. L. Prizrenit, Lipjan 05.08.2022-23:40. Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali. Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.

/rtsh.al/