RTSH 24 Live

Kronika

Të shtëna me armë në Mamurras, plagosen dy policë

13/04/2021

Të shtëna me armë në Mamurras, plagosen dy policë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas orës 14.00 në qendër të qytetit të Mamurrasit. Burime nga vendngjarja flasin për tre të plagosur, dy prej të cilëve oficerë policie. Gazetari ynë në Mamurras na konfirmon se efektivët e plagosur, njëri me armë zjarri e tjetri me mjet prerës janë shtetasit me iniciale I. Z dhe F. Ll. Si policët edhe qytetari janë plagosur në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Deri në këto momente policia nuk ka dhënë asnjë njoftim  për ngjarjen, motivin e saj apo autorët e përfshirë.