RTSH 24 Live

Sociale

Të gjithë ashensorët e vendosur para vitit 2020 duhet të regjistrohen dhe kolaudohen

13/09/2021

Të gjithë ashensorët e vendosur para vitit 2020 duhet të regjistrohen dhe kolaudohen

Administratorët e pallateve janë atë që ndjekin të gjithë procesin ligjor që do të garantonte sigurinë e një ashensori, që nga regjistrimi i tij pranë ISHMT, lidhjen e kontratës për kryerjen e kontrollit teknik të përmuajshëm e deri tek lidhja e kontratës për kolaudimin vjetor. Adem Cemurati, administror i një pallati në zonën e Komunës së Parisit, thotë se ashensori është i regjistruar, por banorët ende nuk marrë vendim për kolaudimin e tij, proces për të cilin duhet të kontribuojnë me pagesë shtesë. 
Por jo të gjitha pallatet kanë administer. Në disa raste për kompanitë e mirëmbajtjes puna vështirësohet edhe kur administratorët janë palicensuar nga Bashkia.

Nuk mungojnë dhe rastet kur janë konstatuar defekte që cënojnë sigurinë e ashensorit. Më problematike situata paraqitet në rastet e ashensorëve në godinat e ndërtuara para vitit 2000, të cilët duhet të modernizohen apo të ndërrohen, të cilat kanë një kosto më të lartë që duhet të përballohet nga banorët. Në një rast të tillë, pallati ka mbetur pa administrator.  

Prej 3 vitesh regjistrimi dhe kolaudimi i ashensorit janë detyrime ligjore. Në Shqipëri ka rreth 10 mijë ashensorë. Procesi për regjistrimin e tyre ka nisur, por kapacitetet duket se janë të kufizuara. 

Nëse jetoni në një pallat me ashensor është koha të informoheni më shumë, të mësoni a është i regjistruar ashensuar juaj, a është i koluaduar, ashtu sic bëni me automjetin e familjes tuaj. Kujdesi sot mund të parandalojë një aksident nesër.