RTSH 24 Live

Kuriozitete

Të dhënat për vitin 2019/ Mbi 628 mijë makina në Shqipëri, kryeson “Benzi”

31/12/2020

Të dhënat për vitin 2019/ Mbi 628 mijë makina në Shqipëri, kryeson “Benzi”

Të dhënat i referohen vitit 2019, ku numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “Aktiv” dhe “Të çregjistruar përkohësisht” rezulton 628.937 mjete.

Mjetet rrugore sipas llojit Mjetet rrugore sipas llojit që zënë përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore rezultojnë “Autoveturat” (79,5 %), “Automjetet për transport të përzier” (7,1 %) dhe “Motomjetet” (6,0 %), (shih tab.1).

Autovetura sipas vitit të prodhimit Autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2011-2019, zënë 7,4 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave të regjistruara në vend, autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2000-2010 zënë 64,4 % dhe autoveturat e prodhuara para vitit 2000, përbëjnë 28,2 %, figura 2.

Sipas detajimit të markave, markat më të përhapura të autoveturave, të prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, janë “Mercedez Benz” (19,1 %), “Volkswagen” (14,1 %), Ford (7,7 %) dhe Audi (7,1%).

Referuar periudhës së prodhimit 2000-2010, markat më të përhapura janë “Mercedez Benz” (37,0 %), “Volkswagen” (16,5 %), “Ford” (11,3 %) dhe “Opel” (5,9%).

Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, markat më të përhapura rezultojnë “Mercedez Benz” (42,1 %), “Volkswagen” (17,5 %), “Ford” (7,6 %) dhe “Opel” (5,8 %).

Vihet re se tre janë markat të cilat janë në përdorim në vendin tonë, sipas periudhës së prodhimit deri në vitin2019: “Mercedez Benz”, “Volkswagen” dhe “Ford”.

Autovetura sipas lëndës djegëse

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” (73,3 %), ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” (19,4 %) dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz” (7,1 %). Vetëm 0,2 % e mjeteve përdorin lëndë djegëse si “Naftë, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energjinë Elektrike”. Në figurën 3, paraqiten autoveturat sipas lëndës djegëse.

Analizuar sipas periudhës së prodhimit, për autoveturat e prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, 73,2 % e autoveturave përdorin lëndën djegëse “Naftë”, 21,0 % përdorin lëndën djegëse “Benzinë” dhe 4,3 % përdorin lëndët djegëse “Benzinë dhe Gaz”. Gjatë kësaj periudhe, 1,3 % e autoveturave mund të përdorin lëndën djegëse “Naftë”, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energji Elektrike”.

Për autoveturat e prodhuara gjatë periudhës 2000-2010, vihet re se 76,1 % përdorin lëndën djegëse “Naftë”, 15,8 % përdorin “Benzinë” dhe 8,0 % përdorin “Benzinë dhe Gaz”.

Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, 67,0 % përdorin lëndën djegëse “Naftë”, 27,3 % përdorin “Benzinë” dhe 5,7 % përdorin “Benzinë dhe Gaz”.

Autovetura sipas Vëllimit të motorrit

Sipas vëllimit të motorrit, numri më i lartë i autoveturave ka një fuqi motorike deri në 2000 centimetra në kub duke zënë 66,8 %, të ndjekura nga autoveturat me vëllim 2001-3000 centimetra në kub me 30,6 % dhe autoveturat që kanë vëllim motorik më të madh se 3000 centimetra në kub me 2,6 %, figura 4.

Metodologjia Qëllimi i këtij publikimi është paraqitja e treguesve mbi karakteristikat e mjeteve të transportit rrugor në nivel sa më të detajuar si: mjetet rrugore sipas llojit, autoveturat sipas markës, autoveturat sipas vitit të prodhimit, autoveturat sipas lëndës djegëse dhe autoveturat sipas vëllimit motorik. Në detajimin e mjeteve rrugore sipas llojit të mjeteve, kategoria “të tjera” përfshin llojet autovinç, MNT, MPV, MRV, MTP, MTV dhe tërheqës. Në detajimin e autoveturave sipas lëndës djegëse, në grupin “të tjera” janë përfshirë kategoritë “Benzinë dhe Elektrike”, “Elektrike”, “Gaz”, “Naftë dhe Elektrike”, “Benzinë, Gaz dhe Elektrike” dhe “Naftë dhe Gaz”. Në kategorinë “Motomjete” përfshihen: motor, motorr me kosh, motokarro, autokarro dhe ciklomotorr. Përkufizime Automjete për transport të përzier (ATP) – përfshihen mjetet që kanë një peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë jo më të madhe se 3.5 tonë, ose 4.5 tonë kur ka tërheqje elektrikea me bateri; janë të destinuara për transport njerëzish dhe mallrash me kapacitet maksimal nëntë ndenjëse, duke përfshirë dhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Automjete për përdorim të veçantë (APV) – mjete të pajisura në mënyrë të përhershme me mekanizma të vecantë dhe të destinuar përgjithësisht për transportin e këtyre mekanizmave; mbi këto automjete lejohet transporti i personelit dhe i materialeve që kanë lidhje me ciklin operativ të këtyre mekanizmave, si dhe transporti i njerëzve dhe mallrave që kanë lidhje me destinacionin e përdorimit të këtyre mekanizmave. Automjete për transport të veçantë (ATV) – mjet transporti i destinuar për transportin e disa mallrave ose njerëzve të caktuar në kushte të vecanta dhe karakterizohet nga pajisja në mënyrë të përbashkët, me mekanizma special që i shërbejnë këtij qëllimi. Mjete rrugore të veçanta (MRV) – mjet rrugore të veçanta për karakteristikat e tyre të veçanta të ppërcaktuar si të tilla në Kodin Rrugor. CC- njësia matëse e vëllimit motorik të mjeteve rrugore e shprehur në centimetra në kub.