RTSH 24 Live

Ekonomi

Tatimet, Rama : Marrëdhëniet tatimore në kohë reale kompjuterike!

19/01/2021

Tatimet, Rama : Marrëdhëniet tatimore në kohë reale kompjuterike!
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar hapat e hedhura në ngritjen e një sistemi tatimor të përparuar, ndërsa tha se është i nevojëm marrja e një mandati të tretë nga socialistët në zgjedhjet e 25 prillit për finalizimin e këtij sistemi. "Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm për ta përmbyllur këtë sistem dhe për të parë përfitimet e individëve prej tij" tha zoti Rama gjatë një konference për shtyp së bashku me ministren e Ekonomisë Anila Denaj.
"Ka tre marrëdhënie, ka marrëdhënien biznes-shtet që ka filluar të hyjë në sistem. Marrëdhënia biznes-biznes do të hyjë në 6 mujorin e dytë. Vitin e ardhshëm do të hyjmë në marrëdhënien biznes-konsumator.
Është një shtet i tërë në këtë marrëdhënie mes kompjuterësh, që do të thotë që gjithë marrëdhënia njerëzore mes konsumatorit, biznesit dhe shtetit kalon në plan të dytë, në plan të parë është marrëdhënia në kohë reale kompjuterike" spjegoi zoti Rama.