RTSH 24 Live

Ekonomi

Tatimet japin ndihmë për fiskalizimin

07/05/2021

Tatimet japin ndihmë për fiskalizimin

Shërbimi për tatimpaguesit në çdo Drejtori Rajonale Tatimore do të ofrojë asistencë dhe mbështjetje në çdo vend ushtrimi aktiviteti, për regjistrimin e të dhënave fillestare në portalin SelfCare, në funksion të procesit të Fiskalizimit duke filluar qe prej dates 10 maj. Kjo iniciative ndermerret me qëllim informimin dhe asistencën e tatimpaguesve për përmbushjen në kohë dhe me cilësi të detyrimeve ligjore për fiskalizimin dhe objektiv kryesor, maksimizimin e  numrit të tatimpaguesve të regjistruar në Portal, të cilët përmbushin detyrimet në mënyrë vullnetare. Gjithashtu pranë zyrave të shërbimit për tatimpaguesit në çdo drejtori rajonale  do të ngrihet një sportel i posaçëm, Këndi i Biznesit të vogël, i dedikuar vetëm për suportin e tatimpaguesve të biznesit të vogël, lidhur me procesin e fiskalizimit. Per te gjithe tatimpaguesit për të mundësuar regjistrimin e të dhënave në  Portalin SelfCare, duhet që paraprakisht të kenë një llogari biznesi në Portalin E-Albania. Duke filluar prej datës 1 Korrik 2021, do të fiskalizohen transaksionet e shitjes pa para në dorë midis tatimpaguesve, e njohur si faza B2B dhe prej datës 1 Shtator 2021, edhe shitjet me para në dorë, transaksionet B2C. Rezultat e pritshme te procesit te fiskalizimit jane disa duke fillaur qe nga mbledhje më e mirë e tatimeve në shkallë vendi, ulje e informalitetit – duke përmirësuar dy aspekte kryesore – raportimi i më shumë transaksioneve me para në dorë dhe ulja e transaksioneve të fshehura pa para në dorë, me një kontroll më të mirë të sistemit fiskal.Rritja e efiçencës në raportimin tatimor, përmirësimi i kontrollit tatimor dhe verifikimit në terren ,duke shmangur kështu inspektimet në bizneset e rregullta dhe digjitalizimi i ekonomisë.