RTSH 24 Live

Ekonomi

Tatimet: Bizneset që dolën nga TVSH-ja të dorëzojnë blloqet e papërdorura

19/02/2021

Tatimet: Bizneset që dolën nga TVSH-ja të dorëzojnë blloqet e papërdorura

Nga 1 janari, subjektet e vogla me qarkullim deri në 10 milionë lekë në vit nuk janë më subjekt i pagimit të TVSH-së (nga 2 milionë lekë që ishte pragu më parë).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit që nuk do të jenë më subjekt i TVSH-së, kanë detyrimin për të depozituar dokumentacionin tatimor të shpërndarë (faturat e TVSh-së) pranë strukturave në DRT që kanë qenë të angazhuara për shpërndarjen e tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në bazë të VKM Nr. 576, datë 22.07.2020 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit Nr. 92/2014 ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të gjithë tatimpaguesit që nuk do të jenë më subjekt i TVSH-së, keni detyrimin për të depozituar dokumentacionin tatimor të shpërndarë (faturat e TVSh-së) pranë strukturave në Drejtoritë Rajonale Tatimore që kanë qenë të angazhuara për shpërndarjen e tyre.

Kujdes!

Afati për dorëzimin e fletëve dhe / ose blloqeve të papërdorura nga tatimpaguesit do të jetë periudha 01 Mars – 31 Gusht 2021. Dokumentacioni tatimor mund të dorëzohet dorazi ose me postë rekomande sipas formateve, të cilat i gjeni si dokumenta ndihmëse poshtë këtij njoftimi.

Një kopje e procesverbalit të konfirmimit (Aneksi 3) do të vijë në mënyrë elektronike nëpërmjet çështjeve të krijuara në [email protected], nga inspektorët e kontrollit nga zyra, të cilët administrojnë dosjen tuaj.

Ankesi 2-Procesverbal dorezimi

Aneksi 3-Procesverbal konfirmimi