RTSH 24 Live

Kulturë

Tasim Gjokutaj përkujtohet në 77 vjetorin e lindjes

02/04/2021

Tasim Gjokutaj përkujtohet në 77 vjetorin e lindjes

Mjeshtri i poezisë humoristike për fëmijë, Tasim Gjokutaj” është përkujtuar në 77 vjetorin e lindjes nga fëmijët e Qendrës Kulturore “Fato Berberi” në Gjirokastër. Fëmijët e rrethit të artit skenik interpretuan poemën “Kush e hëngri akulloren”, ndërsa nga zërat e talentuar të grupit të këngës edhën dy krijime të autorit të njohur “Ku vajti pendëziu” dhe “Dy maçokë që s’janë shokë”, kompozuar nga autorë gjirokastritë.

“Qendra Kulturore “Fato Berberi” dhe biblioteka e fëmijëve që mban emrin e tij, sot organizojnë një aktivitet në nder të emrit Tasim Gjokutaj. Rrethi i  këngës dhe ai i artit skenik janë bërë bashkë për të sjellë një program të bukur, festiv. Kemi sjellë shumë bukur, të dramatizuar të poemës së njohur “Kush e hëngri akulloren” dhe kemi përzgjedhur dy këngë me tekst të krijuar nga ky autor.” - thotë Dorjana Selfo, instruktore e rrethit të artit skenik.

E pranishme në këtë aktivitet, bashkëshortja e shkrimtarit që është larguar nga jeta 23 vite më parë, Miroja ndërsa shprehu falënderimet citoi fjalët e Vinsent Van Gog:

“Mos kujtoni se të vdekurit janë të vdekur. Përderisa ekzistojnë të gjallët, të vdekurit jetojnë.”

Tasim Gjokutaj është vlerësuar me shumë çmime letrare kombëtare, me Urdhërin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës, “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”, “Doktor i Shkencave Filologjike”, “Personalitet i Shquar i Labërisë” etj. Instituti i Librit dhe i Promocionit dhe Shtëpia Botuese “Toena” themeluan çmimin letrar vjetor “Tasim Gjokutaj” për veprën më të mirë për fëmijë botuar gjatë vitit.