RTSH 24 Live

Sociale

Tamara e preferuar edhe në vjeshtë, turistë të shumtë i drejtohen Alpeve

4 orë para

Tamara e preferuar edhe në vjeshtë, turistë të shumtë i drejtohen Alpeve

Pamjet mahnitëse, ajri I pastër, njerëzit mikpritës dhe ushqimi bio kanë bërë që zona e Kelmendit të jetë e frekuentuar edhe në këto ditë të fund shatorit.

Të shumtë janë edhe të pasionuarit e motorëve të cilët alpet i kanë pjesë të turit ballkanik.

“Jam nga Austria dhe eshte hera e pare, duket shume bukur”, u shpreh një turist.

“Jemi nga Austria. Kam ardhur me mikun tim, kjo është hera e parë dhe duket tërheqëse. Po më pëlqen shumë rruga sepse e përshkruajmë me motor”, u shpreh një tjetër turist.

“Jam nga Zvicra. Na pëlqen shumë, është hera e dytë që vijmë”, tha një turist.

Kelmendi është një nga zonat me bukuri të pafundme natyrore duke nisur nga Leqet e Hotit e përtej. Tamara mbetet një pikë e preferuar e turistëve që vizitojnë alpet.

Gazetare: Merisa Gjoni

/RTSH/