RTSH 24 Live

Rajon

Takimi urgjent në Bruksel, Prishtinë- Beograd, Vuçiç: Nuk u arrit absolutisht asnjë marrëveshje

21/11/2022

Takimi urgjent në Bruksel, Prishtinë- Beograd, Vuçiç: Nuk u arrit absolutisht asnjë marrëveshje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar sot bisedime në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me krizën në veri të Kosovës, në kuadër të dialogut Prishtinë- Beograd.

Në këto bisedime kanë marrë pjesë përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak.

Takimi natyrës urgjente u bë me ftesë të Borrel dhe fokusi ishte gjetja e një rruge për daljen nga kriza aktuale në veri të Kosovës.

Pas takimi Vuçiç i’u drejtua publikut duke nënvizuar se "për të gjithë tashmë është e qartë se kush ishte konstruktiv dhe kush u përpoq për paqe dhe stabilitet".

“Për arsye ende të paqarta për mua, nuk u arrit absolutisht asnjë marrëveshje",- tha Vuçiç në fillim të fjalës së tij.

"Kemi netë pa gjumë dhe shumë ditë të vështira përpara. Kur flitet për diçka për të ardhmen, duhen respektuar marrëveshjet që janë nënshkruar. Ata duan që të respektojmë diçka që as nuk është diskutuar. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë gjatë ditëve të ardhshme”,- përfundoi Vuçiç. B92

/rtsh.al/