RTSH 24 Live

Serbi

Takimi në Ohër/ Vuçiç: Bashkimi i Komunave Serbe shumë i rëndësishëm! Disave ju intereson "pushkatimi" im publik

17/03/2023

Takimi në Ohër/ Vuçiç: Bashkimi i Komunave Serbe shumë i rëndësishëm! Disave ju intereson "pushkatimi" im publik

Një ditë para takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti lidhur me propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç  ka deklaruar se ajo çfarë është nënshkruar në takimin në Bruksel duhet të përmbushet dhe se Bashkimi i Komunave Serbe në Kosovë është shumë i rëndësishëm.

Vuçiç ka bërë me dije ndër të tjera se në takimin që ka zhvilluar me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar kanë patur bisedime serioze lidhur me Bashkimin e Komunave Serbe.

"ZSO do të lidhë komunitetet serbe ose 97 për qind të komuniteteve serbe në një tërësi të vetme. Po, disa enklava periferike do të mbeten, por do të na lidhë me çdo gjë nga Qarku Sirinićka përmes disa komunave të Detit të Kosovës, në Novobërdë, duke përfshirë Ranillugun dhe Parteshin, Kllokotin dhe kodrën e Novos, deri në Graçanicë, dhe natyrisht të katër komunat e veriut të Kosovës”, tha Vuçiç.

Për takimin që do të mbahet në Ohër, Presidenti garantoi se do të bëjë më të mirën për Serbinë dhe do të punojë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai tha se problemi nuk është se çfarë do të firmosë, por nëse do ta bëjë.

Dhe në fakt askush nuk shpreson se unë nuk do të nënshkruaj diçka, sepse askujt nuk i intereson Kosova, e vetmja gjë që i intereson është pushkatimi publik i Presidentit të Serbisë”, tha ai.

Më tej, Vuçiç sqaroi se nuk ka marrë asnjë draft se çfarë kërkon Bashkimi Evropian, ndërsa shtoi se pala serbe dhe ajo kosovare kanë paraqitur propozimet e veta.

"Kam punuar tre ditë me ta për këtë çështje, kemi dorëzuar propozimin tonë dhe shqiptarët kanë dorëzuar propozimin e tyre. Ne nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli dhe ajo letër ende nuk ekziston, deri më sot", tha Vuçiç.

Ai theksoi se ajo letër nuk ekziston dhe se sapo të ekzistojë do ta informojë opinionin dhe do të tregojë se çfarë është e keqe apo e mirë. 

“Do të jetë një proces në të cilin ata do të na bëjnë të ditur ne dhe shqiptarët se gjithçka që propozojnë në marrëveshjen e zbatimit, sigurisht de facto, është pjesë e kuadrit të negociatave në rrugën drejt BE-së”, tha Vuçiç.

Sa i përket qëndrimit të mbajtur nga Serbia për luftën ruse në Ukrainë dhe faktin se është i vetmi shtet në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, Presidenti tha se do ta bënte një gjë të tillë vetëm nëse nuk do kishte zgjedhje tjetër.

/rtsh.al/