RTSH 24 Live

Muzikë

Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave të Harqeve

09/11/2020

Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave të Harqeve
Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave të Harqeve

Ndonëse në kohë pandemie qyteti i Elbasanit nuk ka ndaluar jetën kulturore, ndonëse shfaqjet dhe koncertet janë përcjellë jo në shtëpinë e artit. Aktiviteti më i fundit u zhvillua në fundjavë “ Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave të Harqeve”. Edicioni i pestë. Sipas organizatorëve muzika , sheshon kufijtë, rikthen shpresën dhe shëron shpirtrat e plagosur, ndaj gjykuan që edhe këtë vit të mos mungonte.

Aktiviteti u bë i mundur me mbështetjen e Këshillit të qarkut Elbasan, Bashkisë Elbasan, Qendrës së Artit Elbasan dhe Ministrisë së Kultures.

Aktiviteti u zhvillua në dy ditë e në fund u ndanë dhe vlerësimet. Çmimin e parë e meritoi orkestra e harqeve të “Sigal Unica”, çmimin e dytë orkestra e harqeve Elbasan dhe çmimin e tretë orkestra e harqeve Vlorë.