RTSH 24 Live

Aktualitet

Takimi me Papa Françeskun, Begaj: Kërkova që Vatikani të njohë Kosovën si shtet të pavarur

03/12/2022

Takimi me Papa Françeskun, Begaj: Kërkova që Vatikani të njohë Kosovën si shtet të pavarur

Presidenti Bajram Begaj i ka kërkuar Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Tempo”, Begaj është shprehur se njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Vatikani, do të ndihmonte në përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë.

Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit. Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Presidenti Bajram Begaj.

Kreu i Shtetit zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj, më 2 dhjetor, ndërsa u prit në një audiencë të veçantë nga Papa Françesku.

/rtsh.al/