RTSH 24 Live

Politikë

Takimi me Metën, Kim: Partitë të bashkohen në dialog konstruktiv për forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit

23/09/2022

Takimi me Metën, Kim: Partitë të bashkohen në dialog konstruktiv për forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i ambasadores Yuri Kim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA shkruan se takimi me i ambasadores me Metën vjen si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.

Ambasadorja Yuri Kim ka theksuar në takim se partitë politike duhet të bashkohen në dialog konstruktiv për të forcuar demokracinë, për të luftuar korrupsionin dhe për të çuar përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Më herët edhe Meta reagoi mbi takim, ku tha se në fokus të bisedës ka qenë bashkëpunimi dhe forcimi i lidhjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

/rtsh.al/