RTSH 24 Live

Rajon

Takimi Kurti-Vuçiç, Daçiç: Ndërkombëtarët të sqarohen me veten, adresa e presionit është e qartë

21/11/2022

Takimi Kurti-Vuçiç, Daçiç: Ndërkombëtarët të sqarohen me veten, adresa e presionit është e qartë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës në Bruksel në kuadër të një dialogu për zgjidhjen e çështjes së targave janë takuar me kryediplomatin evropian Josep Borrel. Ky i fundit ka pritur fillimisht në takim kryeministrin Kurti me të cilin ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe vendimin për konvertimin e targave serbe në ato kosovare. Më pas Borrell zhvilloi një takim vetëm me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ku rëndësi i është vënë normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Më tej u zhvillua takimi i përbashkët mes Borrel Vuçic dhe Kurtit me praninë edhe të emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Ministri i jashtëm Ivica Daçiç shpreson që pas këtij takimit të mbajtur mes Vuçiç dhe Kurtit, ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion mbi Prishtinën.

“Ka dy rezultate të mundshme nga takimet e sotme në Bruksel, njëra është se mbizotëron arsyeja e shëndoshë dhe tjetra se ka incidente. Është e qartë se kush mund të iniciojë këto lloj incidentesh dhe adresa e presionit është plotësisht e qartë. Nëse dikush dëshiron që ai presion të drejtohet ndaj Prishtinës apo jo, bashkësia ndërkombëtare duhet të sqarohet me veten," tha Daçiç.

/rtsh.al/