RTSH 24 Live

Politikë

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër, Rama: Marrëveshja është historike, shpresoj të mos ketë dredhi ballkanike

19/03/2023

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër, Rama: Marrëveshja është historike, shpresoj të mos ketë dredhi ballkanike

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një arritje historike marrëveshjes që u arrit në takimin në Ohër mes Serbisë dhe Kosovës. Në takim palët ranë dakord që të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të vijojnë diskutimet mbi propozimin europian.

Duke e cilësuar këtë arritje si “nisjen e pranverës së shumëpritur“ të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, Rama tha se shpreson që kjo të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike.

Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit.

Dhe le t'i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian“, shkruan Rama.

Në takimin në Ohër, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

/rtsh.al/